Braimllari: Niko Peleshi premton vende pune për rininë në Korçë. Modeli klientelist merr fund më 25 Prill

Sektretari i Përgjithshëm i LSI-së, njëherëshe dhe drejtues politik në Korçë, thotë se ish-kreu i Bashkisë së Korçës, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në këtë qark po premton vend pune për rininë. Por sipas tij, modeli klientelist merr fund më 25 Prill. ”LSI-ja do të krijojë mundësi punësimi, ne do të ulim koston e jetesës dhe do të kthejmë shpresën në vend. Ne do të mbështesim Bujqësinë me 200 milion euro në vit. Ne do të krijojmë shanse dhe mundësi të barabarta për të gjithë familjet korçare”,-shkruan Braimllari në facebook.

Postimi i plotë

Në Korçë Niko Peleshi premton vende pune për rininë, premton investime në bujqësi, në kanalizime dhe ujë te pijshëm por harron që është vetë në qeveri dhe në keto vite, mendoi vetëm për interesin e tij personal.

Kanë 8 vite që drejtorët arrogant, të paaftë dhe të papërgjegjshëm janë fokusuar vetëm tek interesat e tyre dhe nuk ofrojnë asnjë shërbim për qytetarët.

Modeli klientelist dhe abuzues i rilindjes në Korçë merr fund më 25 Prill.

Lsi do të krijojë mundësi punësimi, ne do të ulim koston e jetesës dhe do të kthejmë shpresën në vend.

Ne do të mbështesim Bujqësinë me 200 milion euro në vit. Ne do të krijojmë shanse dhe mundësi të barabarta për të gjithë familjet korçare.

SHKARKO APP