Braimllari nxjerr mesazhin: Rama, terror administratës për në antimitingun e Vlorës
Ndërkohë që opozita ka thërritur nesër shqiptarët në protestën masive në Tiranë, dihet tashmë se kryeministri Rama do të jetë në atë kohë në qytetin e Vlorës.
Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka postuar sot mesazhin që kabineti i bashkisë së Vlorës me porosi të Dritan Lelit, i nis administratës vendore për të siguruar pjesëmarrje masive në takimin e Ramës nesër.
Postimi i Braimllarit
Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, shikoni terrorin që i bën Edi Rama administratës së Jugut për të marrë pjese në antimitingun në Vlorë. Qytetarët ta refuzojnë këtë Kryeministër antikombëtar që mjetin e vetëm për të mbajtur pushtetin ka presionin dhe terrorin me bukën e gojës së qytetarëve.
Të gjithë me 16 Shkurt, ora 11, në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit” ?

KOHA JONË SONDAZH

