Braimllari: Pafytyrësia e Rilindjes dhe kryeministrit
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Baimllari ka reaguar sot për shifrat e pretenduara nga qeveria lidhur me papunësinë. Duke i cilësuar si mashtrime qëndrimet e qeverisë, Braimllari thotë se argumentet e Edi Ramës janë rrëzuar nga institucionet ndërkombëtare.
Sipas Baimllarit, qeveria mashtron çdo ditë shqiptarët me raporte fiktive duke pranuar se janë hapur 234 mijë vende pune, në një kohë që vendi po përballet me një varfëri ekstreme dhe me largimin e të rinjve nga vendi.
Postimi i plotë i Braimllarit në Facebook:
“Pafytyrësia e Rilindjes dhe e këtij Kryeministri. Mashtrojnë çdo ditë shqiptarët me raporte fiktive. Kemi hapur 234 mijë vende të reja pune thonë.
Nuk ka shqiptar që e beson. Vendi po përballet me varfëri ekstreme, me largimin e të rinjve nga vendi dhe me mungesën e sigurisë publike.
Vetëm në raportin e fundit të DASH flitet qartë për largimin nga Shqipëria. Publikimi i DASH, tregon situatën alarmante të largimit masiv të shqiptarëve!
Vetëm në 2018, 367.000 shqiptarë aplikuan për llotarinë Amerikane. Pra do të thotë qartë që papunësia, mungesa e sigurisë publike, lidhja e këtij Kryeministri me krimin, ka bërë që shqiptarët të kërkojnë të largohen nga vendi”.
KOHA JONË SONDAZH

