Braimllari publikon fotot: Shembulli më i qartë sesi “Rilindja” shkatërroi bujqësinë
Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari, akuzon qeverinë se ka shkatërruar bujqësinë.
Braimllari publikon disa foto në “facebook”, ku shkruan se fermerët pasi kanë investuar për të mbjellë dynymë të tërë me mollë, sot i presin, pasi nuk kanë mbështetje nga politikat korruptive të Edi Ramës.
Mesazhi i Braimllarit:
Korça shembulli me i qartë sesi “Rilindja”shkatërroi bujqësinë!
Fermerët pasi kanë investuar për të mbjellë dynymë të tëra me mollë dhe sot po i presin sepse nuk kanë mbeshtetje nga politikat korruptive të Edi Ramës.
Një rrenjë mollë, sot e ka koston 15 mijë lekë të reja që do të thotë që në qoftë se një rrënjë mollë prodhon 60 kg, koston e ka 250 lekë të vjetra, 1 KG molle sot shitet 180 lekë të vjetra.
Pra fermeri nuk mbulon as koston.
Politikat pro oligarkëve, po sjellin shkatërrimin, falimentim e djersës dhe mundit të të gjithë fermerëve shqiptarë.
I bëj thirrje qeverisë, të marrë masa të menjëhershme dhe të nderhyjë urgjentisht për të shmangur shkatërrimin përfundimtar të fermerëve shqiptarë.
T’ i lërë oligarkët dhe të fokusohet te njerëzit e punës.
#Shqiperia_shtepia_juaj