Braimllari: Pusteci i lënë totalisht në harresë nga Rilindja për sa i përket investimeve

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, në vazhdën e takimeve me qytetarët, këtë herë është ndalur në Bashkinë e Pustecit, bashki kjo e lënë pas dore nga ana e qeverisë sa i përket investimeve të munguara.

“Në Bashkinë e Pustecit me Pandin.

Në një komunitet të jashtëzakonshëm me vlera të larta shoqërore.

I lënë totalisht në harresë nga Rilindja për sa i përket investimeve.

Integrimi i këtij komuniteti në shoqeri, në jetën politike dhe ekonomike ka vëmendjen kryesore të LSI.

Pas 25 prillit politika konkrete në shërbim të Bashkisë Pustec, në hapjen e vendeve të punës, sistem arsimor me standarde dhe promovimin e traditës dhe turizmit të këtij komuniteti të jashtëzakonshëm”, shprehet Braimllari .

Në Bashkinë e Pustecit me Pandin.
Në një komunitet të jashtëzakonshëm me vlera të larta shoqërore.
I lënë totalisht në…

Pubblicato da Endrit Braimllari su Mercoledì 23 dicembre 2020

SHKARKO APP