Braimllari: Qeveria Rama ka degraduar bujqësinë. Fermerët në Korçë pa mbështetje
Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari, thotë se fermerët në Korçë, për herë të tretë brenda dy mujave, të mbjellurat janë prishur nga rënia e breshërit dhe se nuk kanë marrë asnjë lloj mbështetje apo ndihme nga qeveria.
Postimi i plotë
Fusha e Korçes perballet me papergjegjshemeri dhe arrogancen e qeverise, fermeret ne meshire te fatit.
Banoret e fushes se Korçes po perballen çdo dite me papergjegjshmerine e institucioneve shtetore dhe me degradimin e kesaj qeverie. Eshte hera e trete qe te mbjellat e kesaj zone prishen brenda dy muajsh nga renia e bresherit dhe fermeret nuk marrin asnje ndihme nga qeveria.
Qeveria Rama ka degraduar bujqesine duke e kthyer ne bujqesi klienteliste ne sherbim te oligarkise. Sot fermeret e fushes se Korçes kane nevoje per mbeshtetje reale per evidentimin e demeve dhe per subvencione me qellim qe produkti dhe djersa e tyre te mos shkoje dem.