Braimllari: Qytetarët do të çojnë në azil këtë qeveri propagandë
Fenomeni i azilit ka prekur thellë vendin tonë. Shqiptarët vijojnë të tentojnë çdo vit azilin në vendet e Bashkimit Europian. Kërkesat nga azilkërkuesit shqiptarë në shtetet e BE-së u rritën me 7 për qind në vitin 2019 nga viti i kaluar.
Këtë raport e ka komentuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, i cili thotë se qeveria e propagandës, e dhunimit të Kushtetutes dhe e shkeljes së të drejtave të njeriut, nuk i’u ka lënë rrugë tjetër qytetarëve të vendit, vetëm rrugën e azilit.
”Qytetarët do të çojnë në azil këtë qeveri propagandë, e cila po i varfëron çdo ditë dhe po i dhunon drejtëpërdrejtë të drejtat e tyre themelore”.
Postimi i plotë
Edi Rama dhe qeveria e tij e Rilindjes i kanë detyruar shqiptarët të largohen nga vendi dhe të kërkojnë azil edhe pse Shqipëria nuk është në gjendje lufte. Të dhënat nga Zyra Europiane e Azilanteve (EAS0), tregojnë që shifrat e azilkërkuesve nga vendi ynë janë në rritje “Në vitin 2019 aplikimet për azil nga Shqiperia ishin 22.9 mijë”. Qeveria e propagandës, e paligjshmërisë, e dhunimit të Kushtetutes, e shkeljes së të drejtave të njeriut, e varfërisë nuk i’u ka lënë rrugë tjetër qytetarëve të vendit, vetëm rrugën e azilit. Qytetaret do të çojnë në azil këtë qeveri propagandë, e cila po i varfëron çdo ditë dhe po i dhunon drejtëpërdrejtë të drejtat e tyre themelore.