Braimllari: Rama ka shkatërruar çdo instuticion në këtë vend, tallet me qytetarët

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, ka reaguar sot pas aksionit të qeveritarëve për të shpërdarë libra për nxënësit e klasave I-IV në prag të vitit të ri shkollor.

Braimllari shkruan se kryeministri i Rilindjes ka shkatërruar çdo instuticion në këtë vend.

“Shikoni si i trajton qytetarët, fik sinjalet e transmetimit analog duke i lënë qytetarët në terr të plotë dhe në mënyrën më të ulet shtyn fikjen e sinjalit të transmetimit analog për 4 muaj, jo sepse i vjen keq për qytetarët por se i kanë mbaruar dekoderat nëpër magazinat e tija”, shkruan Braimllari në reagimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Shteti ka rënë!

Kryeministri i Rilindjes ka shkatërruar çdo instuticion në këtë vend. Vendin e ka lënë pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë. Nuk funksionon asnjë instuticion.

Shikoni si i trajton qytetarët, fik sinjalet e transmetimit analog duke i lënë qytetarët në terr të plotë dhe në mënyrën më të ulet shtyn fikjen e sinjalit të transmetimit analog për 4 muaj, jo sepse i vjen keq për qytetarët por se i kanë mbaruar dekoderat nëpër magazinat e tia.

Çdo gjë e ka kthyer në biznes personal në kurriz të qytetarëve.
Tallet me librat falas a thua se Shqipëria është në kohën para çlirimit. Ky Kryeministër nuk ka asnjë politikë konkrete për arsimin që po degradon çdo ditë e më shumë për shkak të paaftësisë në drejtim dhe menaxhim.
Bën politik me varfërinë e shqiptarëve a thua se ky nuk e ka drejtuar këtë vend në këto 5 vite.

Nuk ka rrugë tjetër, e vetmja rrugë është një aksion qytetar anë e mbanë vendit për ta larguar njëherë e përgjithmonë sepse shqiptarët nuk mund të rrinë peng e një Kryeministri të marrë peng nga krimi i organizuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?