Braimllari: Rama nuk shkon në Parlament sepse ndihet fajtor. Baçi: Ka frikë
Deputeti i PD-së Luan Baçi thotë se opozita do të përdorë debatin në Parlament dhe protestat për të larguar kryeministrin Edi Rama. “Justifikimi më bajat që mund të ketë është se nuk mund të ngremë komision parlamentar se kemi në plan të ndryshojmë ligjin për komisionet parlamentare. Kjo është e paimagjinueshme. Këta e kanë humbur logjikën, përveçse nuk kanë frikë nga asgjë”, tha Baçi.
Kur se nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, thekson se kryeministri ka kryer tradhti kombëtare, korrupsion të drejtpërdrejtë ndaj një ish-zyrtari të FBI-së.
”Tani ka përballë opozitën reale dhe prandaj nuk shkon në Parlament të përballet me debatin. Ky është i përfshirë dhe nuk ka çfarë i thotë shqiptarëve. Ai është i mandatuar për të shkuar në Parlament dhe të japë llogari, por nuk shkon sepse ndihet fajtor”.