Braimllari-Ramës: Dosja 339 po shkundet nga pluhuri, ki durim
Pasi kryeministri Edi Rama dha përgjigjen e tij ndaj akuzave të opozitës për vjedhjen e zgjedheve të 2017, ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, shkruan në facebook se Dosja 339 po shkundet nga pluhuri. Më tej ai i drejtohet edhe deputetes së PS-së, Blerina Gjylameti, të cilën e akuzon për vjedhej të votave në Dibër.
Postimi i plotë
Hajduti që u kap me presh në dorë thërret kapni hajdutin. Prokurorinë e ke, gjykatat po, policinë po e po, ç’pret shko denoncoi. Boll shkumëzove nëpër Ambasada. Dosja 339 po shkundet nga pluhuri, ki durim. Një fjali për ty Blerina, kujdes se po troket 184 ti ke qenë e deleguar bashkë me Damianin në Dibër. Do të mërzitet shumë shefi.
KOHA JONË SONDAZH

