Braimllari: Raporti i OSBE-ODIHR konfirmoi se 25 prilli ishte masakër. SPAK të mos hesht!
Ish-deputeti i LSI-së Endrit Braimllari deklaron se raporti i OSBE-ODIHR konfirmoi se zgjedhjet e 25 prillit ishin një masakër e vërtetë.
Braimllari ka listuar disa arsye përse zgjedhjet kanë rënë, nga përdorimi i aseteve shtetërore te blerja masive e votave dhe vjedhja e të dhënave dhe legalizimet.
Sipas Braimllarit ka prova dhe fakte konkrete se si drejtues të “Rilindjes” kryen krime zgjedhore, duke shtuar se SPAK nuk duhet të hesht për masakrën zgjedhore.
STATUTI I PLOTË
Raporti i OSBE-ODIHR konfirmoi se zgjedhjet e 25 Prillit ishin nje masaker e vertete.
Zgjedhjet kane rene.
Perdorimi i çdo aseti shteteror ne funksion te Rilindjes.
Blerje masive votash,
Perdorimi i fondit te Rindertimit ne funksion te Rilindjes.
Emerimet politike ne kundershtim me ligjin.
Rritje fiktive e ndihmes ekonomike.
Perdorimin e grupeve kriminale.
Vjedhjen e te dhenave personale.
Legalizime ne funksion te Rilindjes.
Keto jane akuza te drejtperdrejta mbi te cilat SPAK duhet te kishte nisur hetime per krime zgjedhore.
Prova dhe fakte konkrete sesi drejtues te Rilindjes, ministra, deputet, Kryetar Bashkie, Drejtore te Pergjithshem, drejtues instuticionesh lokal shkelen dhunshem ligjet dhe kryen krime zgjedhore.
SPAK nuk duhet te hesht per masakren zgjdhore te 25 prillit.
Shqiptaret nuk meritojne nje proçes te tille zghedhore
Masakra e 25 Prillit ka emer tani te konfirmuar dhe nga raporti i OSBE-ODIHR