Braimllari: Reformë për drejtësi të re me njerëz të vjetër nuk mund të ketë
Sekretari për Politikën e Jashtme i LSI, Eriol Braimllari ka reaguar lidhur situatën kaotike që ka përfshirë gjykatat e vendit, ku tashmë në kolaps si pasojë e vettingut janë futur dhe gjykatat e Apelit.
Përmes rrjeteve sociale, Braimllari shprehet reformë për drejtësi të re me njerëz të vjetër nuk mund të ketë.
“Reformë për drejtësi të re me njerëz të vjetër nuk mund të ketë.
Reforma sot është në krizën e burimeve njerëzore, sepse njerëzit e rinj të cilët mund të bëhen pjesë e sistemit dhe kushtet që reforma i ka vendosur, jane në konflikt të pakapërcyeshëm.
Ka pasur shumë nisma për lehtësimin dhe heqjen e kushteve penguese të të gjithë atyre, veçanërisht të rinjve, studentë të shkëlqyer në Shqipëri por pa harruar edhe një numër të konsederueshëm të diplomuarish në mjaft universitete të botës, por fakti kokëfortë mbetet një: mundësitë që ata të bëhen pjesë e sistemit të ri të drejtësisë janë zero. Ky është konflikti i madh mes objektivave të deklaruara të reformës në drejtësi dhe mundësisë konkrete që ato të realizohen. Në çdo sistem diferencën, tonin, ritmin, e japin njerëzit. Reformë e re me njerëz të vjetër nuk mund të ketë”, shprehet Sekretari për Politikën e Jashtme i LSI, Eriol Braimllari.
https://www.facebook.com/100015472833997/posts/935038990355187/?extid=0&d=n