Braimllari: Rinia do t’i japi kalbësirës si “rilindja” një goditje spektakolare me 25 prill
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari deklaron se rinia do t’i japi “rilindjes” një goditje spektakolare në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit të ardhshëm.
Përmes rrjeteve sociale, teksa publikon pamje nga një takim që ai zhvilloi me rininë e qytetit të Korçës, Braimllari shprehet se uragani rinor nuk ndalet përballë një kalbësire si Rilindja, pasi siç thotë ai, Shqipëria është e të rinjve, dhe me 25 prill 2021 vendos rinia.
“Rinia e paparë dhe energjike e Korçës do t’i japi rilindjes një goditje spektakolare me 25 prill.
Uragani rinor nuk ndalet përballë një kalbësire si Rilindja.
Shqipëria është e të rinjve, me 25 prill vendos rinia”, shprehet ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari.
https://www.facebook.com/endritbraimllari/posts/1437624596430751