Braimllari: Rritja e LSI e ka tmerruar Rilindjen. Koalicioni PD-LSI, historik dhe fitues absolut në 25 prill
Sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari i ftuar në emisionin ‘Me Xhaxhiun’, koalicionin PD-LSI e ka cilësuar historik dhe fitues absolut në zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas Braimllarit, rilindja është e tmerruar nga ky koalicion për dy arsye sepse ndjekja e kësaj strategjie të opozitës së bashkuar do të maksimalizojë votat dhe pjesëmarrja e sa më shumë njerëzve që punojnë në terren bënë që të ketë më shumë kontroll të situatës, ndërsa nga ana tjetër hyrja e LSI në zgjedhje me një listë më vete tregon forcën e saj edhe pse është një focë politike e qendrës së majtë.
“Ajo çfarë dua të them përsa i përket marrëveshjes që LSI ka bërë me PD dhe me të gjithë koalicionin që përbëhet dhe drejtohet nga Partia Demokratike ka të bëjë me faktin që është një marrëveshje e cila qartazi është historike, por edhe fituese absolute e zgjedhjeve të 25 prillit.
Goditja që po i bëhet kësaj marrëveshje, i bëhet nga rilindja sepse rilindja është e tmerruar me këtë skemë që ka ndjekur opozita e bashkuar me dy lista.
E para është e tmerruar sepse ndjekja e kësaj strategjie nga opozita e bashkuar maksimalizon vota, që do të thotë do të ketë më shumë njerëz në terren që punojnë, më shumë njerëz të angazhuar në çdo qendër votimi, por edhe në çdo qark, pastaj në bashki të vendit apo edhe në ish-komuna, që do të thotë do të ketë më shumë kontroll të situatës poshtë dhe një ekip i cili funksionon i bashkuar për të dhënë rezultatin maskimal.
Nga ana tjetër për sa i përket qartazi hyrjes së LSI me një listë pra më vete kjo tregon forcën e LSI, por kjo tmerron rilindjen sepse LSI është një forcë politike e qendrës së majtë dhe elektorati i saj është elektorat i qendrës së majtë”, tha Braimllari.