Braimllari: Rrugën Korçë-Ersekë e bllokoi Rama, rriti koston nga 1 në 5 milionë euro për kilometër. SPAK të hetojë

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllari deklaron se rrugën Korçë-Ersekë e bllokoi Edi Rama, dhe i rriti koston nga 1 milionë në 5 milionë euro për kilometër.

Nisur nga kjo Braimllari deklaron se SPAK-u duhet të hetojë rast flagrant.

“Rruga  Korçë Ersekë. E keni parë dhe Kryeministrin pra sy javësh vajti bëri inspektime atje që po përfundojmë punimet po ecin e të tjera me radhë. Pra mbajeni mend rruga  Korçë, Ersekë, ka 8 vite nuk ecën. Çfarë ndodh? Në qeverisjen e PD me LSI  pra viti 2011-2012 loti i parë i kësaj rruge është bërë me 1 milion euro kilometri. Dhe ndërkohë ka prekur dhe 4 ura për tu bërë pra që rrisin koston e projektit. Ky zotëria e bllokoi lotin e parë. E bllokoi projektin që ishte nën 1 milion euro kilometri. E spostoi projektin. E vonoi dhe e dhe 8 vite. E spostoi dhe e bëri 5 milion euro kilometri. Për kë? Për interesin personal të oligarkut të tij që punon atje dhe menaxhon paratë e Edi Ramës. Dhe çfarë bëri? Jo vetëm spostoi projektin, rriti koston me një projekt me kosto më të ulët sepse i shmangi urat, rruga është vetëm drejt, por izoloi dhje 4 fshtra atje sepse ato urat ishin bërë me qëllim që të lidheshin fshatrat për të dalë në Korçë e për tu lidhur gjithë zona”, shprehet Braimllari.

SHKARKO APP