Braimllari: Shqipëria vend tranzit i kokainës dhe heroinës

Sekretari i Përgjthshëm i LSI, Endrit Braimllari, ka reaguar lidhur me situatën e trafikut të drogës që kalon nga Shqipëria.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braimllari shprehet se “Shqipëria është kthyer në vend tranzit të kokainës dhe heroinës!”, duke akuzuar qeverinë Rama se është e marrë peng nga krimi i organizuar.

Postimi i plotë i Braimllarit

Shqipëria është kthyer në vend tranzit të kokainës dhe heroinës! Edi Rama dhe policia e tij politike është totalisht e nënshtruar para krimit të organizuar. Edi Rama e kthehu policinë e shtetit në “INSTAT” që merret vetëm me statistika.

Kjo qeveri dhe ky Kryeminister nuk ka vullnet të luftojë krimin e organizuar, nuk ka vullnet të plotësojë kushtet për çeljen e negociatave sepse është i kapur dhe i mbajtur peng nga krimi.

Per fatin tonë të keq gjatë kësaj qeverie, Shqipëria është kthyer një njollë e zezë dhe në lajmin kryesor të mediave europiane.

SHKARKO APP