Braimllari: Situatë tragjikë e biznesit në Korçë. Më 25 prill kthejmë shpresën në të gjithë Shqipërinë

Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari thotë se biznesi në Korçë është në një situatë tragjike. Çdo ditë mbyllen biznese në Korçe duke nxjerrë të papunë me qindra qytetarë.

Ndërkohë Braimllari theskon se pas 25 prillit, LSI e ka mision hapjen e vendeve të reja pune të mirëpaguara për të përballuar koston e jetesës e për të kthyer shpresën në të gjithë Shqipërinë.

Postimi i plotë i Endrit Braimllarit në Facebook:

Situatë tragjikë e biznesit në Korçë.
Çdo ditë mbyllen biznese në Korçe duke nxjerrë të papunë me qindra qytetarë.
Qeveria Rama nuk hap vende pune por i mbyll ato. Nuk ka shpresë në vend, të rinjtë të papapunë po e lënë vendin duke emigruar.
Për shkak të taksave të larta të mungesës së një klime pozitive me biznesin, të instuticioneve shtetërore të cilat janë kthyer në gjobëvënës për biznesin e vogël dhe të mesëm.
Më 25 Prill kthejmë shpresën në Korçë dhe në gjithë Shqipërinë. Më 25 Prill kthejmë të rinjtë në vend. Misioni i LSI për të hapur vende të reja pune të mirëpaguara për të përballuar koston e jetesës për ta bërë Korçën dhe Shqipërinë shtëpinë tonë.

Situate tragjike e biznesit ne Korçe.
Çdo dite mbyllen biznese ne Korçe duke nxjerre te papune me qindra qytetare….

Posted by Endrit Braimllari on Tuesday, December 8, 2020

SHKARKO APP