Braimllari: Sot Edi Rama dhe gjithë kupola e Partisë Socialiste duhet të ishte në burg
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së,Endrit Braimllari në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen pasi përfaqëson një strukturë kriminale. E vërtetuar kjo nga përgjimet e bëra publike nga prestigjiozja Bild.
“Sot Edi Rama dhe gjithë kupola e Partisë Socialiste duhet të ishte në burg.
Edi Rama përfaqëson një qeveri ilegjitime, një qeveri e dalë nga votat e blera, me intimidim të qytetarëve dhe të administratës nga grupet kriminale, siç del e qartë në përgjimet zyrtare të Prokurorisë”, shkruan mes të tjerash Braimllari.
Postimi i plotë i Endrit Braimllarit:
Edi Rama duhet të japë dorhëqjen, përfaqëson një strukturë kriminale.
E vërtetuar nga përgjimet e bëra publike nga prestigjozia Bild.
Edi Rama ka bërë krim elektoral, koordinoi në zgjedhje një proces kriminal ku blerja e votave, intimidimi i qytetarëve, përdorimi i administratës publike, ishin evidente në çdo qark të Shqipërisë.
Sot Edi Rama dhe gjithë kupola e Partisë Socialiste duhet të ishte në burg.
Edi Rama përfaqëson një qeveri ilegjitime, një qeveri e dalë nga votat e blera, me intimidim të qytetarëve dhe të administratës nga grupet kriminale, siç del e qartë në përgjimet zyrtare të Prokurorisë.
Çdo qytetar është legjitim në çdo veprim të tij kundër ilegjitimitetit të Edi Ramës dhe bandës së hajdutëve.
KOHA JONË SONDAZH

