Braimllari takim me studentët e ekselencës në Korçë: LSI e vendosur në shërbim të rinisë, përfaqësim dinjitoz në vendimmarrje!

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka zhvilluar një takim me studentët ekselentë në qytetin e Korçës.

Braimllari shprehet se të rinjtë po po largohen nga Korça dhe nga Shqipëria për shkak të arrogancës, mungesës së vendeve të punës, mungesës së meritokracisë dhe paaftësia në drejtimin e institucioneve të Rilindjes.

Postimi i plotë:

Në Korçë me Ismeraldën dhe studentë të ekselencës.

Të rinjtë po largohen nga Korça dhe nga Shqipëria për shkak të arrogancës, mungesës së vendeve të punës, mungesës së meritokracisë dhe paaftësia në drejtimin e institucioneve të Rilindjes.

Energjia pozitive e të rinjve të Korçës por dhe të Shqipërisë kërkon vëmendje maksimale në hartimin e politikave rinore.

Politikat rinore i hartojnë dhe i implementojnë më mirë vetë të rinjtë.

Ndaj, LSI është shtëpia e të rinjve energjikë dhe pozitivë që e duan vendin.

LSI e vendosur në shërbim të rinisë jo siç i përdor rilindja për fasadë dhe shoë, por LSI i përfaqëson në Këshilla Bashkiakë, Parlament dhe vendimmarrje.

Më shumë mundësi punësimi për të rinjtë, politika fiskale favorizuese për të rinjtë që krijojnë biznes, meritokraci dhe një sistem arsimor që është i unifikuar me tregun e punës. Të rinjtë do ta bëjnë Shqipërinë shtëpinë tonë.

SHKARKO APP