Braimllari takon të rinjtë në Gurishtë të Maliqit: Janë të papunë, Rilindja i mashtroi për 8 vite
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, njëherësh edhe drejtues politik në Korçë, këtë të martë ka takuar në Gurishtë të Maliqit të rinjtë e zonës, ku sipas tij janë të papunë për shkak të politikës denigruese të Rilindjes. ”Rilindja i mashtroi në këto 8 vite të rinjtë e Korçës. Asnjë program politik, social dhe ekonomik, për të hapur vende të reja pune por vetëm propagandë dhe show. Në 25 Prill, LSI-ja angazhohet për të hapur vende të reja pune të mirëpaguara, për të përballuar koston e jetesës”,-shkruan Braimllari në facebook.
Postimi i plotë
Në Gurishtë të Maliqit, të rinjtë të papunë dhe të pashpresë për shkak të politikës denigruese të Rilindjes.
Rilindja, i mashtroi në këto 8 vite të rinjtë e Korçës. Asnjë program politik, social dhe ekonomik, për të hapur vende të reja pune por vetëm propagandë dhe show.
Në 25 Prill, LSI angazhohet për të hapur vende të reja pune të mirëpaguara, për të përballuar koston e jetesës.
Ne do të investojmë mbi 200 milion euro në vit në bujqësi me qëllim që të kthejmë vëmendjen tek fermeri vendas.