Braimllari takon të rinjtë në Korçë: Energjia e tyre do të sjellë ndryshimin, për 8 vite janë mashtruar

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, njëherësh edhe drejtues politik i partisë në Korçë, këtë të mërkurë është takuar me të rinjtë, ku thotë se energjia e tyre do të sjellë ndryshimin. Përmes një postimi në facebook, Braimllari thekson se si Korça, e gjithë Shqipëria është mashtuar në këto 8 vite nga Edi Rama.

Postimi i plotë

Të rinjtë energjik të Korçës do të sjellin ndryshimin e madh me 25 Prill. Ne do të krijojmë mundësi punësimi, do të ulim koston e jetesës dhe do të kthejmë shpresën në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Korça nuk mund të qëndrojë më peng e politikës të dështuar klienteliste të Rilindjes. Kanë 8 vite që flasin për projekte imagjinare dhe nuk kanë bërë asgjë për rininë Korçare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ende guxojnë të premtojnë projekte imagjinare për rininë, investime në bujqësi, por kurrë nuk i kthyhen në projekte në shërbim të qytetarëve korçarë. Politika e Rilindjes gjithnjë ka pasur dhe ka në fokus vetëm oligarkinë dhe aspak qytetarët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?