Braimllari takon të rinjtë në Korçë: Janë shpresa që Shqipëria që jetë shtëpia e tyre

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, njëherësh edhe drejtuesi politik i kësaj force politike në Korçë, këtë të premte ka zhvilluar një takim me të rinjtë, ku shprehet se vendi ynë ka nevojë për rininë që të kthejnë shpresën që në Shqipëri të ndërtojnë të ardhmen.

”Forca e LSI janë të rinjtë energjikë. Ne do të përfaqesohemi me të rinj dhe të reja profesionistë në parlament. Korça do të ketë një përfaqesim dinjitoz me të rinj të cilët e duan Korçën dhe vendin. Ne do ti japim të rinjve mundësinë e përfaqësimit me qëllim që projektet e tyre të kthehen në shërbim të vendit. Vendi ynë ka nevojë për të rinj që të kthejnë shpresën të hapin vende pune dhe ta ndërtojnë të ardhmen në këtë vend të begatë”,-shkruan Braimllari në facebook.

SHKARKO APP