Braimllari takon të riun në Drithas: Mbijetesë ka emigrimin, 25 prilli ditë ndëshkimi për Rilindjen që shpopulloi vendin
Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, njëherësh edhe drejtues politik i LSI-së në qarkun Korçë, këtë të mërkurë është takuar me një të ri në fshatin Drithas në Maliq, ku thotë se të vetmen mënyrë për të mbijetuar ka emigrimin. Nga ana tjetër, Braimllari thekson se më 25 prill, do të ndëshkohet Rilindja që sipas tij, shpopulloi vendin.
”Me Orgiton nga Drithasi i Maliqit. I pashpresë nga Rilindja, të vetmen mënyrë mbijetese ka emigrimin. I sigurova Orgitos dhe të gjithë të rinjve të Maliqit që do të punojme sëbashku për të krijuar mundësi punësimi në vend. Me qëllim që të rinjtë e mrekullueshëm si Orgito të ndërtojnë në shtëpinë e tyre të ardhmen. 25 prilli ditë ndëshkimi për Rilindjen e cila varfëroi dhe shpopulloi vendin”,-shkruan Braimllari në facebook.