Braimllari: Të gjithë bashkë për të mposhtur papunësinë, arrogancën dhe papërgjegjshmërinë e Rilindjes

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, shprehet i emocionuar nga entuziazmi i të rinjve dhe të rejave, burrave dhe grave që janë bërë të gjithë bashkë për të mposhtur papunësinë, arrogancën dhe papërgjegjshmërinë e Rilindjes.

Duke marrë shkas nga një takim të zhvilluar në qytetin e Korccës, Braimllari shprehet se beteja e LSI-së vazhdon për të kthyer shpresën në vend, për të hapur vende të reja pune të mirë-paguara për të përballuar koston e jetesës.

“Sot zhvilluam takime në Korçë, i emocionuar nga entuziazmi i të rinjve dhe të rejave, burrave dhe grave që janë bërë të gjithë bashkë për të mposhtur papunësinë, arrogancën dhe papërgjegjshmërinë e Rilindjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Beteja jonë vazhdon për të kthyer shpresën në vend, për të hapur vende të reja pune të mirë-paguara për të përballuar koston e jetesës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne kemi një mision kombëtar të bëjmë Korçën dhe Shqipërinë shtëpinë tonë.

Shtëpinë e të rinjve si një forcë e jashtëzakonshme transformuese”, shprehet Braimllari.

Sot zhvilluam takime në Korçë, i emocionuar nga entuziazmi i të rinjve dhe të rejave, burrave dhe grave që janë bërë të…

Pubblicato da Endrit Braimllari su Mercoledì 16 dicembre 2020

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?