Braimllari uron besimtarët bektashianë nga Teqeja e Melçanit: Kjo ditë e re do të sjellë shpresë
Me rastin e 22 Marsit, Ditës së Sulltan Novruzit dhe 30-vjetorit të rihapjes së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, urimin e tij e ka dhënë nga Teqeja e Melçanit.
Duke uruar që kjo ditë e re të sjellë shpresë, Braimllari thekson edhe që shqiptarët të kenë më shumë paqe dhe të jenë të lumtur me njëri-tjetrin.
”Teqeja e Melçanit në Qarkun e Korçës ju urojmë të gjithë besimtarëve bektashianë Gëzuar Sulltan Novruzin. Le të jetë kjo një ditë mirësie, begatie, paqeje për cdo familje shqiptare. Kjo është një ditë e re, një ditë e re, e cila do të sjellë shpresë, më shumë begati, më shumë mirëqenie për shqiptarët. Ndaj me besimin në Zot, lutemi dhe urojmë që shqiptarët të jenë gjithmonë më mirë, më të paqtë dhe më të lumtur me njëri-tjetrin”,-thotë Braimllari në mesazhin e publikuar në facebook.