Braimllari vijon takimet shtëpi më shtëpi: Më 25 prill qytetarët ndëshkojnë Ramën, po mban peng vendin
Edhe pse Policia e ka gjobitur, sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari vijon takimet në qarkun e Korçës, tani shtëpi më shtëpi. Përmes një postimi në facebook, ai thotë se më 25 prill qytetarët do godasin këtë fatkeqësi kombëtare që po mban peng vendin. ”LSI, angazhohet për të krijuar mundësi punësimi me vënde pune të mirëpaguara për të përballuar koston e jetesës dhe për të kthyer shpresën në vënd. Për t’a bërë Korçën dhe Shqiperinë shtëpinë tonë”.
Postimi i plotë
Në çdo shtëpi, përballemi me shqetësimet e qytetarëve, ku më kryesoret janë mungesa e vëndeve të punës dhe varferia me të cilën po përballet e gjithë zona e Korçës.
Të rinjtë janë larguar sepse nuk ka mundësi punësimi, sepse pagat janë të ulta dhe nuk përballohet kostoja e jetës. Rilindja ju vrau shpresën!
Detyra jonë kombëtare, është që në 25 Prill të marrim pjesë masivisht në votime, për të goditur rëndë këtë fatkeqësi kombëtare që po mban peng vendin.
LSI, angazhohet për të krijuar mundësi punësimi me vënde pune të mirëpaguara për të përballuar koston e jetesës dhe për të kthyer shpresën në vënd. Për t’a bërë Korçën dhe Shqiperinë shtëpinë Tonë.