Braktisën fëmijët në Itali, procedohen prindërit shqiptarë

Policia Kufitare Shqiptare ka proceduar penalisht dy persona të cilët kanë braktisur fëmijët e tyre të mitur në Itali.

Konkretisht, është proceduar 52-vjeçari me iniciale L.GJ nga Belshi, i cili më 16 shtator 2017 udhëtoi së bashku me djalin e tij të mitur A.GJ, 15-vjeç drejt Italisë dhe është kthyer vetëm, ndërsa fëmijën e ka braktisur në shtetin fqinj.

Po kështu është edhe rasti i një 51-vjeçari me iniciale N.S. nga Elbasani. Ky person më 30 shtator 2017 udhëtoi drejt Italisë me djalin e tij F.S. 16-vjeç dhe u kthye vetëm. Policia thotë se edhe 51-vjeçari e braktisi fëmijën në shtetin italian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?