Braktiset mësuesia, rinia do degët më të paguara në treg pune
Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ishte më e preferuara dhe nga nxënësit më të mirë. Ndërsa sot këto degë po prekin fundin. Këtë vit akademik janë regjistruar vetëm 7 studentë në degën e Fizikës, 14 në matematikë dhe 6 për kimi. Asnjëri prej tyre nuk e ka preferencë të parë.
Regjistrohen në mësuesi për të mos mbetur pa shkollë të lartë. Edhe politika e qeverisë për të financuar me bursë studentët që ndjekin programet e mësuesisë dështoi.
Pagesa prej 40 mijë lekësh në muaj gjatë periudhës së studimeve nuk i ka tunduar aspak maturantët për ndryshuar zgjedhjen e tyre për studimet e larta. Dekani i fakultetit të shkencave të natyrës Spiro Dushku thotë se qeveria këto financime duhet t’i orientojë nga pagat e mësuesve.
KOHA JONË SONDAZH

