Brataj: 80% e të infektuarve nuk e dinë se janë të prekur

Drejtori i Urgjencës Mjekësore Kombëtare, Skënder Brataj, thotë se kufiri është filtri i parë për të zbuluar të infektuarit, por, sipas tij, deri më tani nuk ka raste të zbuluara në kufi në asnjë vend të botës.

”80% i të infektuarve nuk e dinë se janë të infektuar, mendojnë se po kalojnë gripin. Kufiri është filtri i parë. Njerëzit e ndjejnë vetë frikën. Ai që ka qenë në një zonë të infektuar, duhet të autoizolohesh për një periudhë 14-ditore. Rasti na tregoi se në ditën e 9-të iu shfaqën simptomat. Nuk janë identifikuar raste në kufi si i prekur në asnjë vend të botës. Në kufi nuk i kap të gjithë pasi mund t’i shfaqësh shenjat dhe simptomat menjëherë. Derisa ishte në Kinë, ky problem ishte disi më i largët, por u rrit rreziku me shpërthimin e rasteve në Itali duke qenë se është afër dhe kemi shkëmbime”,-tha në ”Ora News”.

Nga ana tjetër, Brataj foli edhe për dy të prekurit e parë në Shqipëri, duke shpjeguar procedurat dhe masat që janë marrë në raport me ta. ”Në momentin që u shfaqën shenjat, dërguam tamponin dhe pasi rezultuan pozitive, i morëm me ambulancë. Djali ka pasur dhimbje fyti, diarre dhe temperatura. Babai ka pasur shenja më të ulëta. Djali ishte burimi. Në momentet që flasim gjendja e tyre është e avancuar. Po monitorohet gjendja e tyre, ndërsa po monitorohet edhe familjarët e tyre. Është bërë gjurmimi i 24 personave që kanë pasur kontakt këta dy persona”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?