Brataj: Jam i shqetësuar, edhe pse e keqja më e madhe ka kaluar
Edhe pse sot vendet e BE-së vendosën që ti heqin Shqipërisë kufizimet për lëvizjen e udhëtare, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj shprehet i shqetësuar.
”E keqja më e madhe ka kaluar patjetër, vera do të jetë më e qetë, por më shqetëson fakti që në Britani pati 9000 të infektuar me variantin Delta ditën e djeshme; në Itali janë zbuluar më shumë se 100 raste me këtë variant; është prezente edhe në Greqi”.
Brataj nënvizon se arma më e fuqishme karshi çdo virusi është vaksina. Në lidhje me gripin e shpendëve, Brataj tha se nuk është hera e parë që shpërthen, por nuk ka rrezikun e madh të përhapjes te njerëzit”.