Brataj jep alarmin për qytetet e vogla: Janë shtuar vizitat në banesa për Covid-19

Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve këtë të hënë, shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se mbetet problematike rritja e shifrave të të infektuarve dhe rritje të vizitave në banesa. Nga ana tjetër, Brataj tha se bashkitë e vogla po dalin me infektimeve të larta dhe kjo për shkak të lëvizjes së njerëzve.

”Në 3 ditët e fundit, nëse ishim 30-40 raste në ditë jemi 67-70 tani që dëshmon më së miri mos respektimin e masave. Një gjë e re që bashkitë e vogla po dalin me një incidencë më të madhe tregon që nëse kanë qenë të virgjëra tregon që sot me lëvizjen e njerëzve kemi shtimin e numrit. Nga e gjithë kjo situatë 50% e tyre janë në Tiranë”, deklaroi Brataj

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se policia ka gjobitur aktorin Ermal Mamaqin, i cili ka grumbulluar dhjetëra njerëz duke mos respektuar asnjë masë anti-covid. ”Në dijeninë time policia ka vendosur gjoba”, tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?