Brataj jep lajmin e mirë: Së shpejti do të ketë lirim të masave

Prej disa javësh situata e Covid-19 ka rënë në shifra drastike të ulta. Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare, thotë se situata e pandemisë në vendin tonë është e mirë aktualisht dhe si rrjedhojë, së shpejti do të kemi lirim të masave.

”Pandemia është e lidhur me të gjithë botën. Ne kemi bërë 600000 vaksina, por variantet e reja që lindin nuk ka kufi që t’i mbajë. Unë mendoj që jemi në një fazë kur vera nuk është më shqetësuese. Duke zgjedhur një formë konstante të masave, të lehta deri në të mesme, së shpejti do të kemi lirim të masave. Monitorimi bëhet çdo ditë dhe çdo javë”, deklaroi Brataj.

Kur u pyet nëse ata që kanë bërë vaksinën kineze do të udhëtojnë lirshëm, Brataj theksoi se vaksina kineze, si të gjitha të tjerat, mbështetet mbi teknologji ekzistuese dhe ka dhënë efekt. ”Kush ka bërë vaksinën mendoj se do të lëvizë lirshëm”.

SHKARKO APP