Brataj për 25 prillin: Respektoni masat mbrojtëse

E diela e zgjedhjeve shton rrezikun për përhapjen e Covid-19 në vend. Ekspertët i bëjnë thirrje popullatës, forcave politike dhe komisionerëve të angazhuar në votime të mos neglizhojnë masat anti-covid .

Dita e votimeve nuk do të kërkojë një vendim të posaçëm të Komitetit të Ekspertëve për shtyrjen e orës policore. Skender Brataj thotë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë përgjegjësinë për të zhvilluar këtë proces me protokollet e miratuara anti-covid.

Pasi nuk u krijua një mekanizëm që të ndalojë votimin e të sëmurëve aktivë me koronavirus, ashtu si KQZ dhe ekspertët e kanë lënë në ndërgjegjen e qytetareve të infektuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Bratajn fushata dhe zgjedhjet do të sjellin valën e tretë të koronavirusit në vend, por jo më agresive se ajo që kaluam. Sipas të dhënave zyrtare deri tani janë prekur nga koronavirusi mbi 130 mijë persona. Me fillimin e fushatës së imunizimit është vaksinuar 13% e popullsisë, ndërsa aktulisht janë 24 mijë të sëmurë aktive, 18 mijë vetëm në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?