Brataj për shp*rthimin në Lushnjë: Në intubim një nga të plagosurit për shkak të djegieve të rënda në fytyrë

Skënder Brataj, drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore ka bërë me dije se një prej të plagosurve nga shpërthimi në Lushnjë është në intubim për shkak të djegieve të rënda që ka pësuar. ”Janë 3 persona që po transportohen drejt spitalit të Traumës dhe repartit kirurgjisë plastike të QSUT-së të në gjendje të rëndë ndërsa 3 të tjerë janë trajtuar në spitalin e Lushnjës. Pacientët që janë më rëndë kanë pësuar djegie më të mëdha. Pacienti në gjendje më të rëndë ka përqindje më të lartë të djegieve edhe në fytyrë, gjë që i vështirëson rrugët e frymëmarrjes. Ai u intubua menjëherë”.

SHKARKO APP