Brataj: Rritet numri i vizitave në bashkitë dhe fshatrat e vogla për Covid-19

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik, u shpreh se nga 1-2 vizita që kishte një javë më parë, sot numëron 10-20 vizita që mjeku i cilëson si vatra që duhen monitoruar.

”Qendra ndërkombëtare mjekësore vazhdon monitorimin e situatës, tregon një qëndrueshmëri të numrit të thirrjeve. Jemi tek 1700-1800 thirrje në 24 orë. Ka një ulje të numriut të vizitave në banesë, nga 550-600 që ka qenë në periudhëm më të vështirë të pandemisë, jemi tek 400 në këto momente.

Po ashtu nga 223 që ishte fillimi i Marsit, në këtë moment jemi poshtë numrit 100. Kryeson si zakonisht Tirana me 39%, Fieri, Vlora, Durrësi, Elbasani, Korça, Lezha, Shkodra, Kukësi dhe Peshkopia. Në këto 2 muaj janë kryer që nga 1 shkurti, 27 mijë vizita në total nga fillimi i pandemisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo që kemi vënë re është përhapja në bashkitë dhe fshatrat e vogla, të numrit të vizitave të Covid-19. Nëse dy javë më parë ishin 1-2 vizita, sot jemi nga 10-20, pra tregon konfirmimin e Covid-19 në këto zona që janë vatra për t’u vlerësuar dhe monitoruar në këto momente. Do t’u kërkonim qytetarë që të respektojnë masat”, tha Brataj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?