Brataj tregon elementët kyç që sfidojnë Covid-19
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, thotë se nuk ka arsye për të qenë pesimistë dhe se respektimi i masave kolektive dhe veçanërisht përgjegjësia personale, për të janë elementët kyç që do të zgjidhin situatën nga pandemia e Covid-19. Brataj shton se duhet menduar me një farë optimizmi dhe se në qoftë se këto respektohen, për tri javë numrat e pandemisë zbresin në mënyrë të dukshme. ”Pres një përmirësim nga fillimi i shtatorit, të mos harrojmë që shifrat e sotme janë pasojë e asaj që ka ndodhur në korrik”.
Kapacitetet spitalore deri metani kanë rezistuar, por Brataj bën një paralajmërim. ”Për momentin po përballojmë situatën me spitalet COVID1 dhe COVID 2 dhe kemi plane për hapjen e resurseve të tjera, por burimet nuk janë të pashtershme dhe njerëzit duhet ta kuptojnë. Sistemi ynë nuk është nga të parët në botë, edhe pse kanë shkuar në kolaps edhe sisteme shumë më të zhvilluara”.
Mjeku mohon po ashtu që në Shqipëri virusi të ketë kaluar në transmetim komunitar, nga momenti që ”për momentin kemi vetëm “cluster”, edhe pse ka zona më të nxehta në Tiranë por kjo është e kuptueshme në metropole, Normalisht kjo nuk do thotë që nuk mund të shkohet në transmetim komunitar”.