Brataj: Vala e tretë nga Covid-19 pritet në fund të prillit

Për kreun e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, fundit i prillit pritet të shënojë valën e tretë të koronavirusit në vend, por jo më agresive se ajo që kaluam.

“Patjetër që do të ketë një rritje. Fundit i prillit, fillimi i majit do të na japë rezultatet e mosrespektimit të masave. Ndikojnë të gjitha sidomos grumbullimet, vaksina e ul riskun, por nuk e eliminon përhapjen. Personi që ka bërë vaksinën nuk sëmuret, por është transmetues i infeksionit”,-thotë ai.

Situata nga pandemia paraqitet e qëndrueshme dhe me një ulje të lehtë të infektimeve të reja. Këtë periudhë janë përgjysmuar shtrimet në spital, rastet e rënda dhe humbjet e jetës. Por me rritjen e të vaksinurave, Brataj parashikon një verë dhe sezon turistik më të qetë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?