Brataj: Vdekshmëria është ulur me 50 %, ka rënie të lehtë të shtrimeve në spital

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj jep një tjetër panoramë të situatës së Covid-19 në Shqipëri, edhe pse shifrat ditore të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë janë të frikshme. Ai thotë se është ulur vdekshmëria, krahasuar me fillimin e pandemisë si dhe ka një ulje të lehtë të pacientëve të shtruar në spitale.

Brataj nënvizon se në fillim të pandemisë virulenca dhe infektimi ishte shumë i lartë ndërsa vdekshmëria ishte 4.4 %, ndërsa sot vdekshmëria është ulur me 50 % dhe është 2.1 %. Brataj tha se ka dhe një ulje të lehtë të shtrimit në spitale që për epidemiologët është një shenjë pozitive.

“Procesi i pandemisë është shumë dinamik, pasi janë dinamike dhe vetë indikatorët e saj. Bërja e tamponit 5 ditë e para kur ka simptoma,testi ka siguri mbi 90 % që do të dalë pozitiv. Tek asimptomatikët ka një rrezikshmëri gabimi mbi 50 %, ku mund të dal negativ dhe në fakt është pozitiv. Nuk është si në fillim ku virulenca ishte shumë e madhe dhe infektimi ishte më i shpejtë. Pavarësisht se shifrat janë rritur nga 500 në 600 dhe sot 800, infektimi në përqindje është e ulët nga sa ishte në fillim, pasi kjo varet nga raporti i numrit të testeve dhe numri i të infektuarve në total. Vdekshmëria në fillim ishte 4.4 %, sot jemi 2.1 %. Gjithashtu ka një ulje të lehtë të shtrimit në spitale”, tha Brataj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?