Brataj: Virusi drejt fundit të sezonit, mund të jemi pak më të qetë
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, jep lajmin e mirë. Ai thotë se Covid-19 është në fund të sezonit, piku ka kaluar dhe për këtë ka dhënë edhe argumente se përse pritet që me verën të zhduket Covid-19.
“Piku ka kaluar, fakti i kësaj kurbe të sheshtë është menaxhimi i stiuatës, rezultati ka qenë efikas falë masave të marra në fillim, frika dhe ankthi i njerëzve ka qenë vendimtar të njerëzve që respektuan karantinën, ndryshe nga sa po ndodh tani. Faktori kryesor është distancimi social, është në familjen e koronavirusit prandaj do të sillet pak a shumë si ato, nuk mund të flasim në këto momente, temperatura ndikon në shkatërrimin e tij, sars apo mers, përfundoi në korrik ku ishte temperatura më e lartë, jemi drejt përfundimit të këtij sezoni”,tha për ”Report Tv”.
Ai është treguar optimistë sa i përket shifrave që ka pasur Shqipëria. “Në Shqipëri mund të jemi pak më të qetë, virusi në fund të sezonit, temperatura po rritet, tragjedia më e madhe u shkaktua mbi moshat 70-vjeç. Janë shumë faktor që ndikojnë në këto tregues dhe Shqipëria i ka, prandaj është ky rezultat”.