Brataj: Vjeshta do sjellë shtim të rasteve me Covid-19, kurba e të prekurve stabël

Vala e dytë e Covid-19, do të prekë Shqipërinë dhe vjeshta do të sjellë rritje të rasteve. Kjo nuk do të përkthehet në izolim si në muajt e fillimit të pandemisë së Covid-19. Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në një intervistë për ”Report Tv”, thotë se rikthimi i karantinës totale nuk është një skenar që po diskutohet, teksa thekson se kurba e të prekurve ka qenë stabël.

”Kemi qenë në të njëjtin drejtim, ku të gjithë skenarët janë të parashikuar. Për fatin e mirë deri në këtë moment është menaxhuar me 2 spitalet Covid. Që do të ketë me vjeshtën kushtet të tjera, që pritet të rritet numri, nuk flitet për izolim, do e ruajmë gjendjen e lirë, nuk do arrijmë në ato skenare. Fakti që është bërë vaksina e turbekulozit, ka pasur më pak raste. Ardhja e gripit do e përkeqësoj pak situatën. Format më të lehta kalohen në shtëpi. 96% e të infektuarve janë trajtuar në banesë. Fakt pozitiv është rritja e numrit të të shëruarve, në 56.04%. Duhet të forcojmë masat dhe të ndërgjegjësohemi”, tha Brataj.

Hapja e shkollave nuk e ka dhënë “ende efektin”. Që do të thotë është ende herët për të përcaktuar nëse rikthimi i nxënësve në bankat e shkollës ka ndikuar në rritjen e shifrave. Një gjë e tillë, ka sqaruar Brataj, pritet të shihet nga mesi i muajin tetor, megjithatë theksin e vuri te bashkëjetesa.

SHKARKO APP