Breçani: Përgjegjësia bie mbi policin që qëlloi Klodian Rashën, “Shqiponjat” duhen me eksperiencë

Ish-zv/drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani në një intervistë live për Ora News, ka komentuar nga ana profesionale vrasjen Klodian Rashës.

Breçani ka thënë se efektivët janë gjithmonë të informuar për rastet kur duhet të përdoret arma e krimit gjatë shërbimit, ndërkohë që ka shtuar se efektivi që ka qëlluar 25 vjeçarin ka përgjegjësi personale.

Breçani: Nuk janë pasqyruar siç duhet veprimet e punonjësve të policisë. Unë e njoh mirë vendin e ngjarjes dhe nuk është e vështirë për të bërë hetime, nëse arma është e viktimës apo jo. Veprimet bien ndesh me atë që ka ndodhur dhe është një amulli.

Nuk ka qenë e qartë policia dhe nga ana profesionale them që përgjegjësia është personale e policit që ka kryer ekzekutimin dhe që bie ndesh me ligjin, por shikoj dhe mënyrën e kryer nga një punonjës policie nga ana proceduriale.

Ata shënojnë në librin e shërbimit para se të dalin në shërbim për kushtet e përdorimit të armës që marrin në shërbim. Unë kam qenë në krye të forcave Shqiponja dhe në rekrutimin e tyre duhen njerëz me përvojë pune dhe jo 1-2 vjet punë. Ai s’ka pasur një përvojë të gjatë për menaxhimin e situatës. Në të tilla raste njoftohet salla operative, komandatët e grupeve që duhet të shkojnë në vendin e ngjarjes për të menaxhuar situatën.

SHKARKO APP