“Bregdeti ynë”/ Shembja e ndërtimeve pa leje vijon në Lukovë të Sarandës

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje në zonat bregdetare po vijon tashmë edhe në Sarandë. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej 7 qershorit ka nisur operacionin për pastrimin e bregdetit nga objektet e paligjshme. Këtë të enjte punonjësit e IKMT-së po punojnë për prishjen e objekteve pa leje në bregdetin e Lukovës në Sarandë.

Krahas shembjes së ndërtimeve pa leje, IKMT po bën edhe pastrimin nga inertet që mbeten pas, për të mos krijuar asnjë pengesë për pushuesit apo bizneset e tjera të ligjshme në zonat bregdetare.

Gjatë aksioneve të IKMT-së u shembën ndërtesa pa leje në Shëngjin, Velipojë e Ksamil. Pas përfundimit të shembjeve në bregdet IKMT do të nisë punën për shembjen e ndërtimeve pa leje në Zonat e Mbrojtura dhe përgjatë akseve rrugore në mbarë vendin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?