Bregu: BE ka vendosur të mos lejojë më masakrën e fondeve të IPARD! Operacion i papritur në zyrat e shtetit shqiptar, si në një vend krimi
Vojo Bregu, koordinator i LSI-së në Vorë ka bërë publik faktin se sipas tij “institucionet e shtetit shqiptar, për herë të parë hetohen zyrtarisht për fondet e IPARD”.
Në një postim në rrjetet sociale, Bregu flet për një operacion të papritur që ka ndërmarrë para pak ditësh Zyra Europiane kundër Mashtrimit (OLAF).
“Një operacion i papritur, ku OLAF ka hyrë në zyrat e shtetit shqiptar si në një vend krimi. I kanë kërkuar punonjësve të dorëzojnë telefonat. Kanë sekuestruar kompjuterat dhe dokumente.
OLAF nuk jep informacion, për çështjet nën hetim. Kjo është hera e parë që institucionet e shtetit shqiptar, hetohen zyrtarisht për fondet e IPARD.
Pikërisht në kohën që menduan se e futën drejtësinë në xhep, vetë BE ka vendosur të mos lejojë më masakrën e fondeve të IPARD”, shkruan Bregu.
POSTIMI I PLOTË:
SKANDALI ME FONDET E IPARDIT
Zyra Europiane kundër Mashtrimit (OLAF) para 10 ditësh filloi një operacion blic në Ministrinë e Bujqësisë, tek AZHBR, agjencia, që menaxhon fondet e BE për subvencionimin e fermerëve shqiptarë.
Një operacion i papritur, ku OLAF ka hyrë në zyrat e shtetit shqiptar si në një vend krimi. I kanë kërkuar punonjësve të dorëzojnë telefonat. Kanë sekuestruar kompjuterët dhe dokumente.
OLAF nuk jep informacion, për çështjet nën hetim. Kjo është hera e parë që institucionet e shtetit shqiptar, hetohen zyrtarisht për fondet e IPARD.
Pikërisht në kohën që menduan se e futën drejtësinë në xhep, vetë BE ka vendosur të mos lejojë më masakrën e fondeve të IPARD.
Ministrja Ekonomi duhet të njoftojë urgjentisht SPAK lidhur me këtë investigim të BE.
P.S. Për ata që nuk ka informacion se çfarë është OLAF, më poshtë gjeni linkun: https://ec.europa.eu/anti-fraud/home_en.