Brenda së njëjtës familje, një infektohet me koronavirus të tjerët jo. Flet drejtorja e Epidemiologjisë
Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini flet për mundësinë e infektimit me koronavirus dhe pse ndodh që brenda së njëjtës familje disa janë të infektuar dhe të tjerë jo.
“Është një transmetim përmes spërklave. Aftësia për të shpërndarë spërkla nëpërmjet të folurit, teshtimës ose kontaktit të ngushtë, bën që personi të jetë receptiv kundrejt spërklave të virusuara. Kjo tregon edhe viruslencën e virusit, sa ka qenë virusi prezent në spërklat e personit të infektuar.
Gjithsesi mbetet për tu studiuar, sepse ne themi që kontaktet e ngushta janë grupi më i rrezikshëm që mund t’i transmetohet infeksioni nga një person i infektuar, dhe ndaj ne këta persona i vendosim në vetëizolim dhe i monitorojmë për 14 ditë”, tha ajo për “Opinion”.
Sakaq ajo u shpreh se personat e infektuar që janë të shtuar në spital dhe janë të moshën nën 65-vjeçare, nuk kanë sëmundje bashkëshoqëruese, ndërsa ata mbi 65-vjeç kanë sëmundje kronike por jo evidente për të shkaktuar një situatë të agravuar shëndetësore.
Tomini tha se 9 mjekët e infektuar me COVID-19 nuk kanë shenja klinike dhe ndodhen të vetizoluar në banesat e tyre.