Brenda shtëpive të barit, publikohen pamjet e arrestimit të shqiptarëve në Spanjë (VIDEO)

Janë publikuar pamje nga operacioni i zhvilluar në Spanjë kundër trafikantëve të kanabisit, pjesë më e madhe e të cilëve ishin shqiptarë. Në pamjet e publikuara shfaqen të ashtuquajtura “shtëpi bari” të ngritura në një kompleks industrial, ku edhe thahej dhe kultivohej bima narkotike.

Në video transmetohen momentet kur policia hyn në godinat dhe arreston personat që shfaqen të ulur në karrige. Në këtë operacion morën pjesë Polica Shqiptare, Spanjolle dhe Gjermane dhe u arrestuan 107 persona.

Gjatë këtij megaoperacionit u kryen kontrolle në 51 ambiente, nga të cilat 23 plantacione/shtëpi bari, u asgjësuan rreth 25000 bimë narkotike kanabis, u sekuestruan 938 kg boçe kanabisi, një detonator, dy armë zjarri, tri mjete luksoze, një bllokues valësh, 68760 euro etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?