Brenda Shtetit Islamik

 

Është penduar dhe tashmë tregon sekretet e Shtetit Islamik. Quhet Abu Khaled, emri i shpikur për të mbrojtur identitetin e tij. Bëhet fjalë për një spiun të ISIS.

Aventura e tij nisi duke punuar për amn Al Dwala, shërbimin e sigurimit të ISIS i cili ka si detyrë stërvitjen e ushtarëve të rinj.

Por tani thotë se ka parë “Shtetin e terrorit” dhe jeton i fshehur me frikën se do ta vrasin për tradhtinë.

“Nuk mund të largohem nga Siri. Për ata jam qafir, i pabesë. Nuk jam më mysliman, Mund vetëm të fshihem për të shpëtuar nga vdekja”, thotë ai për mediat britanike.

Ai ka rrëfyer ato që di për inteligjencën amerikane duke folur rreth filozofisë së ISIS dhe mënyrës së luftimit.

Kufijtë për ta janë thjesht të dhëna statistikore. ISIS mund të bombardojë Ankaranë, të luftojë në Siri apo të pushtojë Irakun. Ata nuk njohin kufij”, thotë Khaled.

Ai tregon se ISIS ka rekrutë në çdo shtet dhe në çdo kufi nga ku merr informacione.

Unë personalisht kam stërvitur shumë prej tyre”, tregon ai.

“Hyra në ISIS në 19 tetorin e 2014. Një muaj pasi koalicioni i SHBA-së nisi fushatën e bombardimeve”, rrëfen ai.

Ajo që shumë njerëz pyesin është se çfarë i shtyn luftëtarët t’i bashkohen ISIS.

Të përqafojnë një kulturë urrejtjeje dhe gjaku.

Përgjigjen e jep Abu Khaled.

Ai thotë se ISIS e bindi se SHBA, Rusia dhe Irani ishin bashkuar për të mbajtur në pushtet Bashar Al Assadin.

“Frekuentova tribunalin e Sharias për dy muaj rresht. Më mësuan të urrej këdo dhe të konsideroj si autentike interpretimin e tyre të Islamit. Më thanë se është detyrua jonë të vrasim këdo që nuk është mysliman”, thotë Khaled.

Aty Khaled thotë se njohu njerëz nga Franca, Holanda, Venezuela, Anglia, Amerika dhe Rusia.

ISIS i quan “xhihadistët ndërkombëtarë”.

Kalifati po rritet çdo ditë. 50-60 xhihadistë të rinj rekrutohen çdo ditë”, përfundoi ai rrëfimin e tij./ Përgatiti Amarildo Lumani. TEMA

SHKARKO APP