“Brenda vitit ndërtohet pallati i ri i sportit në Shijak”

 

Kandidati i Aleancës Popullore për Punë e Dinjitet, Redi Saraçi ka zhvilluar një takim me sportistë dhe ish spotistë të “Erzenit” të Shijakut. Saraçi shpalosi projektin për rindërtimin e stadiumit të ri dhe ndërtimin e Pallatit të Sportit në Shijak. Kandidati duke prezantuar projektin premtoi se brenda 4 viteve do të ndërtohet Pallati i Sportit dhe do të rikostruktohet stadium i Shijakut, i cili është jashtë parametrave që kërkon Federata Shqiptare e Futbollit.
“Unë kam lidhje me volejbollin dhe me futbollin gjithashtu. Më pëlqen shumë sporti, sepse është një mënyrë shumë kulturore për të zhvilluar komunitetin e zonës tonë. 
Në këtë takim nuk do merremi fare me pjesën politike, sepse e thashë dhe një herë, unë do jem me shpresën dhe mbështetjen tuaj kryetar i ardhshëm i Bashkisë së Shijakut dhe nuk do jem kryetar politik.  Do jem kryetar i të gjithë qytetarëve, të majtë dhe të djathtë.
Pra, nuk ka lidhje mbledhja jonë me aspektin politik, por ka lidhje me faktin se çfarë do bëjmë për qytetin tonë.
Unë jam konsultuar dhe me mundësitë që ka Bashkia e Shijakut dhe me mundësitë që kemi gjetur pa u marrë fare me emra investitorësh dhe donatorësh të huaj brenda vendit dhe jashtë vendit ne premtojmë që do të realizojmë këtë stadium. Ju e keni parë në ç’gjendje është stadiumi sot dhe ne premtojmë se brenda 4 vjeçarit të parë do realizohet plotësisht.
Ç’është e vërteta ne kemi bërë disa projekte, por nga filtrimi i projekteve na pëlqeu më shumë ky projekt. Është më i thjeshtë, më i bukur dhe më funksional. Ka disa ambiente. Përbëhet nga 3-4 mijë vende për tu ulur.
Ka 3 ambiente ku do të ndërtojmë dhe Pallatin e Sportit, i cili ka që në 2005-ën që është lënë në atë gjëndje”,-tha Saraçi.
Deputeti Agron Duka edhe në cilësinë e ish-volejbollistit tha se është shumë e rëndësishme se çfarë do të bëhet me stadiumin dhe pallatin e sportit në Shijak. 
“Duke qenë se jeni të apasionuar që të gjithë që jeni këtu, edhe më shumë se kaq, jeni të gjithë të interesuar sesi do shkojë, ç’mendohet apo ç’koncept ka për zhvillimin e sportit në Shijak, futbollit e volejbollit, se këto dy sporte ne i kemi pasur më tepër traditë. Kështu që, s’ka rëndësi vota, rëndësi ka që ju të bindeni për  zhvillimin e sportit, si e koncepton dhe çfarë programi ka kandidati”,- tha deputeti Duka gjatë takimit.
 
 

SHKARKO APP