Breshëri armësh në drejtim të policisë në Fier
Dy persona janë shpallur në kërkim, pasi qëlluan me armë zjarri në drejtim të policisë. Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga efektivët, ndërsa autorët janë identifikuar dhe janë me inicialet H.M dhe K.M. ndërsa po punohet për arrestimin e tyre.
Sipas policisë, në datën 20.03.2018, rreth orës 17:45 në fshatin Baltëz autorët po bënin qitje me armë zjarri. Policia iu vu në ndjekje, ata reaguan duke qëlluar më armë, ndërsa u larguan me shpejtësi duke humbur gjurmët. Në vendngjarje u sekuestruan 4 gëzhoja në cilësinë e provës materiale. Policia po punon për kapjen dhe arrestimin e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

