Breshëri plumbash ndaj banesës së Likajt në Kurbin, reagon Policia e Shtetit: S’ka të lënduar

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me të shtënat me armë zjarri në drejtim të banesës së Skënder Likajt në Kurbin. Nga të shtënat ka vetëm dëme materiale, ndërsa po punohet për identifikimin e autorëve.

“Në Sanxhak, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit S. L. dhe më pas janë larguar me një automjet. Nga të shtënat ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, si dhe vijojnë hetimet dhe krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore, për bllokimin e automjetit, tashmë të identifikuar nga Policia, me të cilin janë larguar autorët. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove që do të bëjë të mundur zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton Policia.

Kjo ngjarje vjen disa muaj pasi në banesën e Likës u vendos lëndë plasëse. Tritoli që iu vu vilës tri katëshe në muajin mars shkaktoi dëme të shumta në banesën e tij dhe në banesat e tjera përreth. Dyshimet për incidentin lidhen me vrasjen e Pilot Rolit të ndodhur në dhjetor të 2021 ku si autor i dyshuar është Llej Lika djali i Skënder Likës. Ai u arrestua pak dit pas ngjarjes së bashku me babin e tij dhe një mik të familjes. Skënder Lika u lirua disa muaj më vonë pasi i biri pranoi fajin dhe nuk kishte prova të mjaftueshme për implikimin e tij në këtë ngjarje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?