Breshëri ”pushton” vendin, Policia ka një apel për shoferët: Kujdes me shpejtësinë

Policia e Shtetit u bën apel shoferëve që të bëjnë kujdes me shpejtësinë pas stuhisë së breshërit që ka pushtuar disa qytete të vendit. “Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve në rrugë. Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia e Shtetit, APELON ndaj të gjithë përdoruesve të rrugës, të tregojnë kujdes të shtuar, në raport me shpejtësinë, sistemet e shikueshmërisë përpara, veçanërisht mjetet me ngarkesa dhe lartësi të konsiderueshme që janë më të rrezikuara për shkak të erës së fortë. Strukturat e Policisë Rrugore janë në terren, për të ndihmuar dhe parandaluar ngjarjet rrugore. Telefononi 112 për çdo shkelje apo në rast nevoje në rrugë”, apelon policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?